Presidenti turk Recep Tayip Erdogan gjatë vizitës së tij në përurimin e lagjen e rindërtuar në Laç është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit”. Titulli u akordua nga kryebashkiakja Majlinda Cara. Krahas atij institucional Cara i dhuroi Erdogan edhe një çmim personal me një porosi për të.
“Gjatë një takimi të shkurtër që kishim para se të vinim këtu i thashë që je qytetar nderi i Kurbinit dhe detyrimet ndaj Kurbinit i ka njësoj si të gjithë ne. Uroj ta mbash në zyrën tënde përjetë për gjithë bujarinë që keni treguar”, tha ajo.
Një nga banorët e lagjes së re, mbajti edhe një fjalim falënderues.
“Kujtoj dy vite më parë kur ne laçjanët endeshim pa shpresë dhe pa ëndrra. Nuk kishim shpresë por i drejtoheshim zotit, i drejtoheshim qiellit.
Dhe pikërisht në këto momente kryeministri i nderuar Edi Rama ka dha forcë sepse kishte mikun Erdogan. Dhe gjithmonë populli shqiptar nuk e harron këtë. Nuk harron njëkohësisht as miqësinë dhe as dashurinë e popullit turk. Ka pasur pika takimi gjatë historisë”, deklaroi ai.
Pasi kanë prerë shiritin për inaugurimin e lagjes së re, Rama bashkë me Lindita Nikollën kanë zbukluar një mbishkrim ku shkruhej “Sheshi Erdogan”. Kështu do të quhet sheshi kryesor në lagjen e ndërtuar në Laç ma financimin e Turqisë. /abcnews.al