Policia në shtetin amerikan të Nebraskës ndau me publikun një regjistrim të një telefonate të pazakontë 911. Një shofer i dehur që po lëvizte në drejtim të gabuar u dorëzua gabimisht në polici dhe “fitoi” një arrestim.
Zyra e Sherifit të Qarkut Lancaster në shtetin amerikan të Nebraskës së fundmi publikoi një video të një rasti të pazakontë që ndodhi në mars të këtij viti. “Unë jam në autostradën 77 dhe jam duke vozitur në veri dhe ka dikush në anën e gabuar të rrugës,” thotë shoferi në thirrjen 911.
Me të mbërritur në vendngjarje policia, shumë shpejt u bë e qartë se telefonuesi dhe autori ishin në fakt i njëjti person. Në video shihet një shofer i panjohur që ndalohet nga një polic. “A e dini pse ju ndalova?” pyet polici. “Po, sepse isha në anën e gabuar të rrugës”, pranon shoferi.
Më pas polici e pyet se pse ka vozitur në drejtim të kundërt dhe shoferi i përgjigjet se “ka humbur daljen”.
Sipas zyrës së sherifit, niveli i alkoolit në gjak i shoferit ishte dyfishi i kufirit ligjor, raporton CNN . “Fatmirësisht, zëvendësi i një sherifi ka mundur ta arrestojë këtë shofer para se dikush të lëndohej rëndë”, shkruan policia lokale në Facebook./FolDrejt/
🚨 TRUE STORY – drunk driver calls 911 on himself. Thankfully an @LSOnebraska deputy was able to arrest this driver before anyone was seriously hurt. 🚔 Additional deputies will be on patrol during the Labor Day weekend. #drivesoberorgetpulledover pic.twitter.com/5Vr3PDePUO
— Lancaster County Sheriff (@LSOnebraska) August 31, 2023