Sipas mediave në Shqipëri, një aksident ka ndodhur në fshatin Agim të Fierit mesditën e së enjtes, ku një veturë ka përplasur një person që udhëtonte me motoçikletë, transmeton Fol Drejt.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës P. B., 60 vjeç i lënduar ka mbetur i shtrirë në tokë, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në ndihmë të të plagosurit kanë ardhur kalimtar të rastit, ndërsa po punohet për identifikimin e drejtuesit të mjetit që pas përplasjes nuk ndaloi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.