Një shpërthim ka ndodhur në hekurudhën në rajonin Bryansk, në perëndim të Rusisë, përgjatë kufirit me Ukrainën, si pasojë e të cilit lokomotiva e një treni mallrash u hodh nga binarët, njoftoi sot guvernatori Aleksandar Bogomaz.
Nuk ka viktima, raporton Interfax, përcjell Fol Drejt.
“Një pajisje shpërthyese e paidentifikuar shpërtheu në lagjen Unecha, në kilometrin e 136-të të hekurudhës Bryansk-Unecha”, shkroi Bogomaz në Telegram./FolDrejt/