Minatorët e mbijetuar u bllokuan nën tokë për gjashtë ditë.
Nëntë minatorë u vranë dhe gjashtë mbetën të bllokuar nën tokë pas një shpërthimi në një minierë qymyri në Kolumbi, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e Minierave (ANM).
Shpërthimi, i cili ndodhi të hënën e kaluar pranë qytetit verior El Zulia, u shkaktua nga akumulimi i gazit, i cili rezultoi në një zjarr dhe shembje të tunelit, në të cilin minatorët mbetën të bllokuar, thanë zyrtarët, raporton BBC, përcjell Fol Drejt.