Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ripërsëriti thirrjen për komunitetin ndërkombëtar që të dhurojë vaksina të COVID-19 për vendet e varfra.
Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus risolli në vëmendje nevojën urgjente për 10 milionë doza për Covax.
Covax është një nismë për qasje globale te vaksina kundër koronavirusit, e cila synon të sigurojë shpërndarje të barabartë të dozave në të gjithë botën.
Kjo është një deklaratë e përsëritur disa herë nga OBSH, por kësaj here erdhi pas India, një furnizues kryesor i programit të ndarjes së vaksinave COVAX të agjencisë, tha se po i jepte përparësi nevojave lokale.
Drejtori i OBSH-së tha se masa e Indisë ishte “e kuptueshme” duke pasur parasysh numrin në rritje të infeksioneve atje, ndërsa shtoi se kanë nisur bisedimet për të gjetur një ekuilibër midis nevojave të Indisë si shtet dhe atyre ndërkombëtare.