Një sukses për diplomacinë kosovare. Një shtet sapo ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo njohje vjen pas disa vitesh. Bëhet fjalë për shtetin më të shpejtë të botës, të atletëve më të njohur për 100m, Xhamajka.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në Twitter.
“Xhamajka e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur. Ky është rezultat i një pune të vështirë të lobimit disavjeçar, përfshirë edhe Eliot Engel. Punë e mirë. Faleminderit miq të dashur nga Kingstoni”, ka shkruar Thaçi.
Gjithsesi njohjet ndaj Kosovës nuk vlejnë në rast se ajo nuk anëtarësohet në organizata ndërkombëtare si UNESCO, Interpol ose OKB.