Një shtet tjetër i Amerikës ka ndaluar dënimin me vdekje, kjo pasi edhe 56 përqind e banorëve të atij shteti ishin në favor të ndalimit, kundrejt 42 përqind që e mbështesnin, shkruan foldrejt.com. Bëhet fjalë për shtetin e Kolorados, ku në fakt prej 1997 nuk kishte ndodhur dënim me vdekje. Atëherë me injeksion letal u dënuar Gary Lee Davis, i cili u shpall fajtor për kidnapim dhe vrasje të një gruaje 33 vjeçare.
Në fakt pezullimi i dënimit me vdekje nuk ka gjetur përkrahjen e shumë viktimave, megjithatë, tashmë ai është i pakthyeshëm.
Vendimi poashtu është përshëndetur nga kandidati demokrat Berni Sanders./Foldrejt.com