Rasti ka ndodhur më 05. 12. 2021, ndërsa viktima ishte duke pirë në një kafene, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit të policisë, viktima fillimisht është udhëzuar të dalë nga lokali, por ai ka refuzuar.
“Fsh.Vragoli, Fushë Kosovë 05.12.2021 – 23:00. Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se deri sa ka qenë duke pirë në një kafiteri, është udhëzuar të dalë nga lokali por i njëjti ka refuzuar, pasi ka dalë në korridor dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur, i cili sipas ankuesit, nuk ishte staf i lokalit. Viktima ishte i dehur dhe është intervistuar me datën 06.12.2021” – thuhet ndër të tjera në raport.
Rasti, po sipas raportit, është duke u hetuar./FolDrejt/