Prokuroria Publike Kombëtare e Polonisë ka njoftuar ndalimin e një shtetasi rus me banim në Poloni me akuzën e spiunazhit.
“Gjatë hetimit të kryer nga Departamenti i Çështjeve Ushtarake të Prokurorisë Rajonale të Gdanskut, anëtarët e xhandarmërisë ushtarake arrestuan një shtetas rus me banim të përhershëm në Poloni.
Sipas deklaratës, shtetasi rus i ndaluar, ndër të tjera thuhet se “mblodhi informacion mbi njësitë ushtarake, pajisjet dhe dislokimin e tyre”./FolDrejt/