Një shtetas turk regjistrohet si qytetar i Kosovës në Ferizaj.
Për këtë është arrestuar ish-zyrtari në zyrën e Gjendjes Civile të kësaj komune, përcjell Fol Drejt.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me inicialet B.Xh., – ish zyrtar i Gjendjes Civile në komunën e Ferizajt, në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.