Një skiator i dehur ka humbur jetën pasi ka rënë nga një kabina teleferiku nga një lartësi prej 40 metrash, në vendpushimin e skive Le Du Alp në Alpet Franceze.
Një burrë (29-vjeçar), në shoqërinë e një shoku (23-vjeçar), i cili gjithashtu ishte nën efektin e alkoolit, ka thyer xhamin e kabinës së teleferikut, ka rënë nga një lartësi e madhe në tokë dhe ka mbetur i vdekur në vend, raporton British Times, përcjell Fol Drejt.
Prokurori i shtetit francez Eric Vaian tha se i vdekuri, 188 centimetra i gjatë dhe peshon afër 100 kilogramë, është hedhur në muret e brendshme të kabinës së teleferikut, të cilat janë prej pleksiglas, gjatë udhëtimit./FolDrejt/