Një sulmues vetëvrasës përplasi një motoçikletë në një kamion policie në Pakistanin jugperëndimor të hënën. Nëntë policë u vranë në sulm, njoftoi policia,shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Zëdhënësi Mehmood Khan Notizai i tha Reuters se sulmi ndodhi në Sibbi, një qytet rreth 160 km në lindje të Quetta, kryeqyteti i provincës Balochistan.
Zyrtarët e spitalit thanë se të paktën shtatë policë u plagosën në sulm. Zyrtarët pakistanezë të sigurisë, policia dhe ushtria, kanë qenë objektiv i sulmeve në disa raste. Sulmet e mëparshme ishin vendosur kryesisht në verilindje të Pakistanit, ku operojnë talebanët pakistanezë.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e fundit, por në rajonin e Baluchistanit, guerilët etnikë balushë kanë luftuar kundër qeverisë për dekada. Ata akuzojnë autoritetet qendrore për shfrytëzimin e pasurisë minerale dhe depozitave të gazit të Baluchistanit. /FolDrejt/