Rasti, sipas raportit të policisë, ka ndodhur më datë 04. 01. 2021, transmeton Fol Drejt.
Sipas policisë, viktima nuk e mbanë mend me saktësi vendin, e as personin i cili e ka ngacmuar seksualisht.
Këto janë detajet e raportit:
“Gllogoc, 02.01.2022 – 13:00. Ankuesja femër kosovare me 04.01.2022, ka raportuar se, me datën e cekur një person i dyshuar – shofer taksie, derisa ishte duke udhëtuar në veturën e tij, e ka ngacmuar seksualisht. Viktima, deklaron se nuk e din saktë lokacionin se ku ka ndodhur dhe nuk e njeh të dyshuarin, po ashtu tek e njëjta vërehet se ka pengesa të zhvillimit mendor.”
Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./FolDrejt/