Një tas prej porcelani me një diametër prej rreth 12 centimetra nga shekulli i 18-të u shit në një ankand të artit kinez në Hong Kong për më shumë se 25 milionë dollarë, raportoi CNN.
Shtëpia e ankandeve Sotheby e përshkroi tasin si “jashtëzakonisht të rëndësishëm”, pasi vjen nga një punishte perandorake qeramike dhe thuhet se është bërë në shekullin e 18-të, përcjell Fol Drejt.
Tasi u bë gjatë sundimit të perandorit Yongzheng, nga viti 1722 deri në 1735, megjithëse smalti ndoshta u aplikua në tas pas vdekjes së perandorit./FolDrejt/