Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ka ndodhur në provincën Sichuan të Kinës perëndimore.
Në deklaratën nga Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë thuhet se tërmeti 5.6 ballë u regjistrua në orët e mëngjesit, me epiqendër në rrethin Luding të Provincës Autonome të Tibetit Garze, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Deri më tani nuk janë regjistruar viktima njerëzore apo dëme të mëdha materiale. Rreth 100 ekipe shpëtimi janë dërguar në rajon. Në autostradat që lidhin rrethin me vendbanimet përreth janë regjistruar rrëshqitje dheu.
Më shumë se 90 persona humbën jetën dhe mbi 270 të tjerë u lënduan në tërmetin 6.8 ballë që ndodhi më 5 shtator 2022 në qarkun Ludig, 230 kilometra në perëndim të qytetit qendror të provincës Qingdao./FolDrejt/