Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter goditi sot një pjesë të Indonezisë perëndimore, por deri më tani nuk ka raportime për dëme serioze apo lëndime, raporton AP.
Tërmeti u regjistrua 40 kilometra në lindje të rrethit Singkil në provincën Aceh, në një thellësi prej 37 kilometrash, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Instituti Indonezian i Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës nuk ka lëshuar një paralajmërim për cunami./FolDrejt/