Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Serbinë. Epiqendra ishte në afërsi të Paraqinit, me magnitudë mbi 4 gradë të shkallës Rihter, raporton Danas, përcjell Fol Drejt.
Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane ka bërë të ditur se tërmeti ka qenë 4.6 gradë dhe epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin midis Sharaqinit dhe Krushevacit. Më vonë u tha se tërmeti ishte me magnitudë 4.2 ballë.
Është regjistruar në orën 12:11, në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas B92.
Përdoruesit e rrjetit social Twitter raportojnë se tërmeti është ndjerë në Jagodinë, Paraqin, Krushevac, si dhe në Beograd. /FolDrejt/