Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi sot provincën indoneziane të Java-së Perëndimore, njoftoi agjencia gjeofizike e vendit.
Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte 22 kilometra nga qyteti i Sukabumi, nuk kishte potencial për të shkaktuar një cunami, tha agjencia.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 104 kilometrash, raporton Reuters.
Një tjetër tërmet i fuqishëm goditi Indonezinë
Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot qytetin Abepura në Indonezi, njoftoi Instituti Gjeologjik Topografik i SHBA-së.
Siç deklaroi ai, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 37.4 kilometrash, raporton Reuters.
Më herët, një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi provincën indoneziane të Java-së Perëndimore, njoftoi agjencia gjeofizike e vendit./FolDrejt/