Një tërmet i fortë me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter goditi Taxhikistanin këtë mëngjes, raporton televizioni shtetëror kinez CCTV duke cituar Qendrën e Rrjetit të Tërmeteve në Kinë.
Tërmeti ka ndodhur në orën 8:37 të mëngjesit me orën lokale, në një thellësi prej 10 kilometrash, raporton Reuters.
Tërmeti u regjistrua në një distancë prej rreth 80 kilometra nga kufiri me Kinën dhe u ndje fuqishëm në disa zona në rajonin kinez të Xinjiang, duke përfshirë në Kashgar, transmeton Fol Drejt.