Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter goditi sot rajonin Neiafu të Tongës, një komb ishull që ndodhet në pjesën perëndimore të Polinezisë, në Oqeani, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).
Sistemi i Paralajmërimit të Tsunamit të SHBA tha se nuk kishte kërcënim për cunami për Bregun Perëndimor të SHBA, Kolumbinë Britanike dhe Alaskën, raportoi Reuters.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 274 kilometrash, tha USGS./FolDrejt/