Një person humbi jetën, 69 u plagosën dhe 29 ndërtesa u shembën nga një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter që goditi sot Turqinë juglindore, thanë zyrtarët turq.
Pasgoditja e fundit ndodhi në një thellësi prej 6.15 kilometrash, tre javë pas një tërmeti shkatërrues që vrau më shumë se 50,000 njerëz në Turqi dhe Siri, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
CNN Turk raportoi drejtpërdrejt se si një ekip shpëtimi nxori një burrë nga rrënojat në provincën Malatya./FolDrejt/