Një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter goditi sot brigjet e pjesës veriore të Kalifornisë dhe deri më tani nuk ka të lënduar, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra nga qyteti Ferndale në një thellësi prej 16 kilometrash, raporton Reuters.
Pas tërmetit, më shumë se 55,000 familje raportuan një ndërprerje të energjisë elektrike./FolDrejt/