Një tërmet me magnitutë 7.2 Rihter ka goditur Tajvanin në orët e para të së dielës. Lëkundjet e fuqishme të tokës, sipas asaj që raporton Reuters janë ndjerë në pjesën juglindore e Tajvanit e cila nuk ka numër të lartë popullsie.
Sipas byrosë së motit të ishullit pas lëkundjeve është ngritur edhe alarmi për një cunami të mundshëm.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së mati tërmetin me magnitudë 7.2 Rihter dhe në një thellësi prej 10 km.
Mediat në Tajvanit raportojnë se si pasojë e tërmetit një ndërtesë e ulët është shembur ndërsa shtohet po ashtu se të paktën një vagon treni është shkëputur nga shinat në një stacion në bregun lindor.
Më herët ishulli është goditur nga një tërmet me një magnitutë 6.4 të shkallës Rihter. Sipas të dhënave të raportuara të shtunën mbrëma, rreth 50 km të veri të qytetit bregdetar të Taitung-ut me një thellësi prej 10 km. /abcnews.al/