“U tronditëm. Një tërmet i madh prej disa sekondash. Pati një zhurmë të fortë dhe bubullima”, janë disa nga reagimet e publikuara në faqen e EMSC.
Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter është ndjerë mbrëmë rreth orës 20:00 në Shibenik dhe rrethinat e tij.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), epiqendra ndodhet pesë kilometra larg Drnisit./FolDrejt/