Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter tronditi sot Turqinë qendrore, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).
Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, përcjell Fol Drejt.
Tërmeti ndodhi në një zonë 64 kilometra në veriperëndim të Kahramanmaras, e cila u godit më së shumti nga tërmeti katastrofik i muajit shkurt./FolDrejt/