Një tërmet me fuqi 5,1 ballë është regjistruar në provincën iraniane të Khorasanit Jugor në kufi me Afganistanin.
Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në rrethit Ashgabat në Tebes, provincën e Khorasanit Jugor, u regjistrua në orën 4:07 të mëngjesit sipas kohës lokale, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Theksohet se tërmeti është regjistruar në thellësi prej tetë kilometrave.
Ende nuk ka informacione për viktima të mundshme ose për dëme materiale./FolDrejt/