Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter goditi sot provincën e Khorasanit të Jugut, në lindje të Iranit.
Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte afër qytetit të Bosruja, u regjistrua në orën 16:54 me orën lokale, njoftoi agjencia iraniane IRNA, përcjell Fol Drejt.
Mësohet se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej tetë kilometrash./FolDrejt/