Një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter goditi sot shtetin federal indian të Arunachal Pradesh, në verilindje të vendit, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Për momentin nuk raportohet për viktima të mundshme dhe dëme materiale.
Tërmeti ishte në një thellësi prej dy kilometrash, njoftoi EMSC, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.