Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm bregun e Adriatikut pranë qytetit italian të Rimini, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Për momentin nuk raportohet për viktima të mundshme dhe dëme materiale.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km dhe rreth 64 km në lindje të Rimini, shtoi EMSC, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.