Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter goditi sot Indonezinë lindore, raporton Reuters, duke cituar një deklaratë nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Në një deklaratë, EMSC tha se tërmeti ndodhi në zonën Kepulauan Babar, në një thellësi prej 138 kilometrash.
Aktualisht nuk ka informacione për viktima apo dëme të mundshme, përcjell Fol Drejt.