Shërbimi zjarrfikës i Kuvajtit njoftoi se nga tërmeti nuk ka pasur dëme materiale.
Një tërmet me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Kuvajtin, njoftoi Ministria e Informacionit, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Ministria tha në Twitter se “Shërbimi Kombëtar Sizmik i Kuvajtit regjistroi një tërmet me magnitudë 5.0 në jugperëndim të al-Ahmadi dhe ndodhi saktësisht në orën 04:28 me orën lokale, në një thellësi prej 5 kilometrash”.