Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter goditi sot ishullin qendror të Filipineve, njoftuan autoritetet, duke shkaktuar ndalimin e trafikut hekurudhor dhe ajror në kryeqytetin Manila.
Pas tërmetit, i cili ndodhi në det në një thellësi prej 10 kilometrash dhe u ndje në provincat e afërta, nuk u raportuan viktima apo dëme të mëdha materiale, raporton Agjencia Sizmologjike e Filipineve.
Tre linja treni në Manila u pezulluan për shkak të tërmetit, njoftoi Ministria e Transportit, transmeton Fol Drejt.