Paralajmërimet për cunami u dhanë vendeve në Paqësorin Jugor të premten pas një tërmeti me magnitudë 7.7 ballë që goditi zonën në juglindje të ishullit Loyalty në territorin francez të Kaledonisë së Re, transmeton Klix, përcjell Fol Drejt.
Kërcënimet e mundshme për cunami janë lëshuar për Vanuatu, Fixhi dhe Kaledoninë e Re, tha Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit (PTWC), ndërsa Byroja Australiane e Meteorologjisë tha se ekzistonte një kërcënim për ishullin Lord Howe pranë bregut të tij lindor.
Shërbimi Gjeologjik i ShBA (USGS) tha se tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 38 km.
Zelanda e Re tha se ishte ende duke vlerësuar nëse tërmeti përbënte një kërcënim cunami për brigjet e saj. /FolDrejt/