Një termet me magnitudë 5,4 ballë goditi të dielën Gjirin e Kadizit në jug të Spanjës.
Instituti Kombëtar i Gjeografisë njoftoi se tërmeti u regjistrua në orën 22:20 sipas kohës lokale në një thellësi prej 62 kilometrash, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zyrtarët njoftuan se nuk pati viktima, ndërsa tërmeti u ndie edhe në qytetet Kadiz dhe Huelva./FolDrejt/