Një tërmet me fuqi 6,8 ballë goditi Tajvanin mëngjesin e sotëm.
Sipas Byrosë Qendrore të Motit (CWB) të vendit ishullor, tërmeti goditi qarkun Hualien në Tajvanin lindor, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pas tërmetit nuk u morën raporte për dëmtime në ishull.
Byroja tha se epiqendra e tërmetit ishte 37,7 kilometra në jug-jugperëndim të qarkut Hualien në një thellësi prej 6,8 kilometrash./FolDrejt/