USGS, ka njoftuar se një tërmet i fuqishëm i ka goditur Filipinet, këtë të mërkurë.
Epiqendra e tij ishte rreth 13 kilometra në juglindje të qytetit të vogël Dolores, provinca Abra, me një thellësi prej 10 kilometrash, transmeton Fol Drejt.
Më saktësisht, tërmeti u regjistrua në veri të Luzonit, ishullin më të populluar të vendit, në orën 8:43 të mëngjesit me orën lokale, sipas USGS. Agjencia fillimisht e përcaktoi tërmetin me magnitudë 7.1, dhe më pas në 7.0.
Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin Manila, më shumë se 400 kilometra larg, ku banorët u evakuuan nga ndërtesat dhe dolën në rrugë.
Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) tha se qytetarët duhet të përgatiten për çdo pasgoditje. Megjithatë, nuk pat ndonjë paralajmërim për cunami.
Po ashtu, autoritetet nuk thanë që ka pasur viktima./FolDrejt/