Shqiptarët po shënojnë suksese të shumta në formate të talenteve në Evropë.
Vetëm pak ditë më parë, një vajzë me prejardhje nga Kosova, Rreze Bojahiu, mahniti jurinë e “The Voice Kids” në Gjermani, ndërsa tani një tjetër emër nga Kosova ka arritur të fascionojë jurinë e spektaklit “The Voice” në Zvicër.
Drilona Musa u bëri përshtypje të gjithë trajnerëve të “The Voice of Switzerland” me paraqitjen e saj në audicionet e fshehura. Të gjithë e donin atë në ekipin e tyre.
26-vjeçarja në fund vendosi të shkojë në skuadrën e Anna Rossinelli. Sidoqoftë, ky nuk ishte një vendim spontan, sepse Drilona e kishte menduar kohë më parë këtë gjë. Këngëtarja e re tha se nuk e priste kurrë që të gjithë trajnerët të ktheheshin për të.
Ajo performoi këngën “Toxic” të Britney Spears, ndërsa rrëmbeu duartrokitjet e publikut, shkruan mediumi zviceran TeleBasel.
Kush është Drilona Musa?
Drilona ishte plot energji si fëmijë dhe vallëzonte dhe këndonte gjatë gjithë ditës. Në festivalet e vogla verore në lagje, vajza e rritur në Bazel fitoi përvojën e saj të parë para një publiku. Fqinjët e saj i kanë dashur gjithmonë interpretimet e saj. Meqenëse gjithnjë merrte reagime të shkëlqyera, ajo filloi të realizonte ‘cover’ dhe t’i publikonte ato në YouTube. Duke vepruar kështu, ajo u përpoq të ndiqte qëllimin e saj hap pas hapi. Ëndrra e saj më e madhe është ta kthejë pasionin e saj në një profesion.
Prindërit e saj kanë prejardhje nga Kosova, por ajo është rritur në Zvicër.
Në “The Voice of Switzerland” ajo tani është duke performuar në një skenë të madhe dhe është parë nga mijëra njerëz. Mbetet për t’u parë nëse kjo shfaqje mund ta ndihmojë atë të ketë sukses. I urojmë shumë.