Një tjetër tërmet, kësaj here me magnitudë 4.5 ka goditur brigjet e Adriatikut. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 09:35 dhe epiqendra ka qenë 110 km nga jugu i Kroacisë. Tërmeti kishte thellësi prej 10 km dhe u ndje edhe në disa qytete të Italisë si Foggia, Puglia, San Menaio, San Giovanni Rotondo etj.