Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm 19 kilometra larg Malatya, në lindje të Turqisë, njofton Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
EMSC tha në Twitter se tërmeti ndodhi në orën 7:50 të mëngjesit me orën lokale. Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme materiale./FolDrejt/