Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas e ka kërcënuar Rusinë, duke kërkuar nga kjo e fundit që t’i tërheqë trupat menjëherë nga Ukraina.
Sipas BBC-së, Kallas ka deklaruar se vendet perëndimore duhet të mbështesin Ukrainën që të fitojë luftën kundër Rusisë. Por theksoi se ruajtja e unitetit do të bëhet më e vështirë ndërsa lufta vazhdon.
Sipas saj, një problem që sot mund të konsiderohet i fqinjëve, siç është rasti me Ukrainën, ai mund të bëhet i vendeve të tjera nesër, prandaj secili vend evropian duhet ta mendoj këtë, ka thënë ajo.
Më parë se Kallas, deklaratë të ngjashme, “kërcënuese” për Rusinë, ka lëshuar edhe Sekretarja e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, e cila tha se forcat ruse duhet të largohen menjëherë nga Ukraina.
Por jo të gjitha fuqitë perëndimore ndajnë të njejtin mendim me Truss dhe Kallas./FolDrejt/