Problemet me lëkurën janë të shumta dhe nuk njohin moshë e as gjini.
Shpesh lëkura është shumë yndyrshme, shumë e thatë apo shumë e ndjeshme.
Të gjitha këto gjendje mund të jenë një bezdisje e vërtetë për këdo që i përjeton.
Ndaj ideja për një kurë efikase edhe të shpejtë është gjithnjë e dëshiruar.
Sot do të flasim veçanërisht për lëkurën e thatë, e cila ka tendencë të tërhiqet, rripet dhe plaket më shpejt.
Kryefjala kundër një fytyre të thatë gjatë gjithë vitit, është pa dyshim hidratimi i mirë.
Më poshtë gjeni të listuara disa nga përbërësit natyralë që do të bëjnë mrekulli në fytyrën tuaj dhe që mund t’i merrni direkt nga kuzhina.
Aloe Vera
E quajtur ndryshe “bima e mrekullive”, aloe vera përmban rreth 75 vitamina, minerale, amino acide dhe enzima të ndryshme.
Kjo përzierje e mrekullueshme e natyrës do të zbusë dhe do të rinojë fytyrën tuaj brenda natës.
Duke qenë se përmban kolagjen me shumicë, aloe vera ndihmon në elasticitetin e mirë të fytyrës tuaj duke larguar edhe skuqjen.
Dylli i bletës
Çdo nënprodukt që bletët i dhurojnë botës është një burim energjish dhe mrekullish të pafundme.
Veçanërisht dylli i bletës është një nga hidratuesit më të thellë që depërton deri në shtresat më të thella të lëkurës.
Një mënyrë e mirë për të trajtuar skuqjen, tharjen dhe dermatitin e fytyrës duke larguar deri në 98% të problemit.
Vaji i kokosit
I marrë drejtpërdrejtë nga arrat e kokosit edhe vaji i tyre është një tonik i shkëlqyer për fytyrën.
Mund t’a përdorni fare lehtë për të hidratuar fytyrën e thatë apo edhe nëse vuani nga aknet.
Përmban acide yndyrore të cilat largojnë bakteret e këqija nga fytyra duke e qetësuar dhe duke i dhënë rini asaj.
Nëse keni lëkurë shumë të thatë bashkojeni vajin e kokosit me pak vaj bajamesh të ëmbla dhe rezultati do të jetë i mrekullueshëm.
Për të pasur rezultate sa më të mira sigurohuni të përdorni vaj kokosi organik dhe sa më natyral.
Mjalti
Siç përmendëm edhe më lart një ndër mrekullitë e natyrës është mjalti, dylli apo propolis.
Mjalti shumë i përdorshëm dhe i gjendshëm kudo, është mbreti i hidratimit dhe rinisë së fytyrës.
Përdoreni sa më shpesh në maska apo trajtime të ndryshme për të pasur një fytyrë të hidratuar dhe të shëndetshme.
Uji i trëndafilit
Një tonik i mrekullueshëm për fytyrën është uji i trëndafilit.
Mund ta përgatisni fare lehtë në shtëpi dhe ta përdorni për një kohë të gjatë.
Ky ujë përveçse ngushton poret dhe pastron fytyrën deri në thellësi është një mënyrë e mirë për t’a hidratuar atë.
Antioksidantët e shumtë, vitamina C balancon pehashin dhe largon nga fytyra juaj njollat apo rrudhat që shkakton mosha.
Turmeriku
Ky pluhur i verdhë i quajtur ndryshe “pluhuri i artë” e meriton plotësisht emrin që i është ngjitur.
Turmeriku njihet si një mënyrë e mirë për të parandaluar plakjen dhe për të balancuar pehashin e fytyrës.
Kjo do t’a bëjë atë gjithnjë të hidratuar dhe të shëndetshme duke ju shpëtuar një herë e mirë nga lëkura e thatë apo skuqja.
Përdoreni atë si maskë duke e bashkuar me pak mjaltë apo vaj kokosi dhe mbajeni disa minuta në fytyrë.
Rezultatet e mrekullueshme do t’i vini re menjëhërë.
Gjithashtu për personat që kanë fytyrë të thatë rekomandohet konsumimi i ujit në sasi të mëdha.
Në këtë mënyrë që organizmi të qëndrojë i hidratuar e për rrjedhojë edhe fytyra juaj./aw/