Nëse nuk arrini të përgatisni patatet në mënyrë që korja e tyre të jetë pjekur në mënyrë perfekte, ky truk do t’ju ndihmojë, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Ju ndoshta fillimisht mendoni se problemi mund të jetë te furra ose se nuk e keni pjekur sa duhet. Tashmë shefat e kuzhinës britanike kanë zbuluar se cili është sekreti i patateve të pjekura cilësore.
Domethënë, pasi të keni qëruar dhe prerë patatet, vendosini të gatuhen. Pas rreth 15 minutash, shtoni një lugë uthull në tigan. Lëreni të gatuhet edhe për 15 minuta të tjera.
Më pas i kullojmë, i presim të ftohen dhe i kalojmë në tigan. Shtoni pak vaj, hudhra të grira dhe erëza sipas dëshirës. I perziejmë mirë dhe i pjekim në 180 gradë derisa të marrin ngjyrë të artë. E këndshme! /FolDrejt/