Më shumë se 20 persona, kryesisht fëmijë, u plagosën sot kur një urë e përkohshme për këmbësorët u shemb në qytetin finlandez Espoo, jo shumë larg Helsinkit, njoftoi shërbimi i shpëtimit.
Sipas administratës së spitalit të Helsinkit, lëndimet nuk janë kërcënuese për jetën, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Bëhet fjalë për fëmijë që ishin pjesë e një grupi nxënësish të klasës së tetë që po ktheheshin nga një ekskursion, shkruan gazeta finlandeze Helsing Sanomat, duke iu referuar nxënësit që ishte në ekskursion, por nuk u lëndua./FolDrejt/