Një vajzë 11-vjeçe në Kamboxhia ka ndërruar jetë në spitalin ku po trajtohej për shkak të gripit të shpendëve të quajtur H5N1.
Ministria e Shëndetësisë së Kamboxhias njoftoi se një fëmijë që jetonte në një fshat afër qytetit Prey Veng u transferua në një spital në kryeqytetin Phnom Penh më 16 shkurt pas ankesave për kollë, dhimbje të fytit dhe temperaturë. Ajo vdiq pavarësisht ndërhyrjeve, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Ky është rasti i parë i gripit të shpendëve në Kamboxhia që nga viti 2014.
Ministria tha se janë marrë mostra nga zogjtë e egër në rajonin ku ka jetuar vajza që humbi jetën dhe se zogjtë e ngordhur apo të sëmurë janë paralajmëruar që të mos preken.
Ministri i Shëndetësisë së Kamboxhias, Mam Bunheng tha se gripi i shpendëve përbën rrezik të madh për fëmijët që mbledhin vezë nga shpendët shtëpiake.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bën të ditur se ka pasur 56 raste të gripit të shpendëve në Kamboxhia nga viti 2003 deri në 2014, nga të cilat 37 rezultuan me vdekje./FolDrejt/