Një vajzë pesëvjeçare është zhdukur nga këndi i lojërave për fëmijë në Berlin të martën. Pas një kërkimi të madh, tre orë më vonë, ajo u gjet në shkurret e një parku në lagjen Pankow.
Ajo kishte një plagë të dukshme me thikë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku vdiq shpejt, raporton Berliner Zeitung.
Pas pak kohësh, policia arrestoi një 19-vjeçar si i dyshuar për vrasjen e fëmijës. Të riut i është besuar nga prindërit kujdesi i katër fëmijëve dhe sipas disa raportimeve ata kanë qenë të lidhur, pra i riu është kushëriri i fëmijëve.
“Ai shpesh kujdesej për katër fëmijë nga mosha një deri në pesë vjeç,” tha Sebastian Büchner, një zëdhënës i zyrës së prokurorit të shtetit.
Të martën pasdite, ai ishte me fëmijët në këndin e lojërave. Rreth orës 14:30, vajza më e madhe duhej të shkonte në tualet. I riu u largua nga këndi i lojërave me vajzën e vogël dhe u kërkoi të rriturve të tjerë të kujdeseshin për tre fëmijët e tjerë.