Në pasditen e djeshme është arrestuar një person nga policia.
Një vajzë ishte sulmuar seksualisht në autobus, transmeton Fol Drejt.
“Prishtinë 16.02.2022 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në autobus kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./FolDrejt/