Roja Bregdetare shpëtoi 44 emigrantë nga një varkë e mbushur me njerëz.
Të paktën katër emigrantë janë vrarë dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë u mbyt sot pranë Tunizisë ndërsa po përpiqej të kalonte Mesdheun për në Itali, tha një zyrtar i sigurisë.
Rojet bregdetare shpëtuan 44 emigrantë nga një varkë e mbushur me njerëz që u mbyt në brigjet e Luzës në provincën Sfax, raportoi Reuters.