Roja bregdetare e Tunizisë ka nxjerrë 10 trupa emigrantësh nga një varkë që u mbyt pranë bregut, pas një mbytjeje të dytë të anijes brenda disa orësh, duke e çuar numrin e të vdekurve në 29, raportoi Reuters, duke cituar zyrtarë të sigurisë.
Varka u mbyt në brigjet e Mahdia, tha oficeri i Gardës Kombëtare Husem Jebabli, pa dhënë detaje të mëtejshme, përcjell Fol Drejt.
Në katër ditët e fundit, pesë varka me emigrantë janë mbytur pranë qytetit jugor të Sfax-it, dhe nëntë persona kanë vdekur në ato mbytje të anijeve, ndërsa 67 rezultojnë të zhdukur, pas një rritje të konsiderueshme të numrit të varkave që kalojnë Mesdheun për në Itali.
Roja bregdetare tuniziane shpëtoi pesë persona nga një varkë në brigjet e Mahdia që kishte dalë nga plazhet e Sfax-it, tha për Reuters Romadan Ben Omar, një zyrtar në Forumin për të Drejtat Sociale dhe Ekonomike./FolDrejt/