Në kohën kur Shqipëria është kthyer në qendër të vëmendjes të mediave të huaja për shkak të krizës politike, nuk janë të pakta po këto media që shkruajnë për bukuritë mahnitëse të saj. Tashmë është radha e austriakes “Kleine Zeitung”, që përshkruan Shqipërianë që nga alpet deri te plazhet.
“Nuk është e pazakontë që një plazhë në Shqipëri quhet Bora Bora, pasi vërtet bukuria e saj të kujton ishullin francez të Polinezisë. Po, kjo Shqipëri”, përcjell foldrejt.com.
Pse duhet të shkoni sa më shpejt në Shqipëri? Që ta shikoni atë përpara sesa shumë sende të ndërtohen, shkruan më tutje në median austriake.
Si vend i virgjër me rrugë të shumta off-road, bunkerë të kudondodhura, klimë të larmishme, Shqipëria vërtet përbën një atraktivitet për turistët e huaj./Foldrejt.com
